TIRANE– Kreu i grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas fjalës së kryeministrit Edi Rama, i cili iu përgjigj në Kuvend të 19 pyetjeve të LSI rreth programit qeveritar. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Vasili thotë se Rama është kryeministër me aritmetikë të gremisur.

Statusi i Petrit Vasilit:
Ky kryeministër me aritmetikë të gremisur.
Këtë kryeministrin tonë e tallin keq edhe të vetët.
Kur pyetet për bujqësine nuk ndan dot eurot nga lekët dhe i duken barabartë, ai s’ka faj se aq di po të tijtë pse e tallin xhanëm?
E pyesin për investimet, që lidhen me rrugë dhe energjitikën dhe paratë që nuk dalin gjëkundi për premtimet e lajthitura të tij dhe ky s’kupton që buxheti i shtetit është një dhe i vetëm. Ky e ndan buxhetin me emra ministrash si llogari shtëpie për secilin.
E pyesin të ziun për ujrat e zeza në Ksamil e ky thotë që Ksamili është i Brukselit dhe jo i Shqipërisë.
E kam thënë që është shkollëpakët, po kaq pak është shumë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: