Xhuvanaq Gjylameti është zyrtari i lartë, i kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës pasi përgjonte mbledhjet që zhvilloheshin në Ministrinë e Brendshme.

Ministria zbulon se bëhet fjalë për drejtorin e komanduar të Emergjencave Civile, Xhuvanaq Gjylameti.

Thuhet se Gjylameti ka incizuar fshehurazi me celular një mbledhje në fillim të tetorit, ku të pranishëm kanë qenë edhe drejtorë të tjerë dhe sekretari i përgjithshëm i ministrisë.

Pasi është konstatuar ky veprim nga të pranishmit në sallë, është lajmëruar menjëherë policia e Tiranës dhe sektori për krimet kompjuterike, që në cilësinë e provës materiale ka bllokuar celularin dhe kompjuterin e tij të punës.

Dyshohet se Gjylameti ka incizuar edhe mbledhje të tjera. Në prokurori janë dorëzuar materialet për veprën penale të zbulimit të akteve ose të të dhënave sekrete që parashikohet nga neni 295/a dhe dënohet nga gjobë deri në 3 vite burg.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb