TIRANE – Drejtuesi i emisionit “Xhungël”, Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, ka dhënë detaje lidhur me të ashtuquajturën pajisje e përgjimit.

“Kjo pajisje shërben për të ndihmuar policinë kur ajo e ka të vështirë të identifikojë grupet kriminale. Interforca i ka hequr modulin për përgjim audio dhe dekriptim të bisedave në Viber dhe Whatsup. Aparatura gjen numrin e celularit që përdoret, gjen IMEIN dhe numrin e serisë së kartës. Kjo aparaturë ka dhënë rezultate. Para një muaji një person është marrë peng dhe u lirua falë kësaj pajisje. Pajisja vjen në kuadrin e asistencës që japin italianët. Nuk është pronë e shtetit shqiptar si pajisje.”,- deklaroi Hoxha.


Sipas Hoxhës, “Michelle Grillo është shefi i Interforcës, i cili ka ka zëvendësuar Anna Poggin, që u përmend në rastin e Zaganit. Këto ditë në Tiranë është edhe Anna Poggi, kështu që prokuroria mund ta pyesë, ka ardhur si qytetare”.

“Nëse zyra e Interforcës italiane përdor këtë pajisje. Pajisja me gjithë programet e sofistikuara shkon 9 milionë euro. por nëse italianët e kanë me modul këtu dhe ajo pajisje e ka rrezen 3 km. E dini çfarë ndodh në këtë vend, e dini ku është zyra e Interforcës, sa afër e ka zyrën e kryeministrit, kryetarit të kuvendit, zyrën e ish-kryeministrit Berisha. Eshtë në një zonë që i kap në rreze. Nëse ata e kanë këtë pajisje, të gjithë titullarët janë në rrezen e kësaj pajisje.”- u shpreh Hoxha.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb