“BalkanWeb” zbardh të tjera përgjime nga dosja e autoriteteve italiane, ku të përgjuarit trafikantët e drogës nga Shqipëria drejt Italisë, Moisi Habilaj e Sabaudin Çelaj përmendin sërish emrin e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në një nga faqet e dosjes së plotë që në vetvete përmban 416 të tjera Moisi Habilaj i jep “llogari” Sabaudin Çelës për prishjen e disa parave. Ai thotë se me to “i ka blerë një byzylyk gruas së Saimirit dhe një nënës së tij. Bçhet fjalë për byzylukë prej diamanti.

Moisi futet në makinë dhe i tregon Sabit se kishte marrë dy byzylykë, njërin për nusen e Saimirit dhe tjetrin për nënën e tij. Sabi e pyet nëse kishin kushtuar shumë’.

BalkanWeb zbardh përgjimet e plota
Përgjime ambientale në bordin e makinës Fiat Bravo me targë DG826NA në përdorim të Moisi Habilaj në orën 12:05 minuta të datës 16.13.2013

Në makinë ndodhen Sabaudin çelaj që e thërrasin Sabi. Rreth orës 12:13:20 dëgjohet Moisiu teksa telefonon një shtetas me emrin Antonio Riela jashtë makinës

Në orën 12:14:45 Moisiu hyn në makinë dhe i thotë Sabit që ka blerë dy byzylykë, njërin për gruan dhe tjetrin për nënën e tij. Sabi e pyet nëse i kanë kushtuar shtrenjt apo jo.

Moisi: Mjaftueshëm

Sabi: 1000 euro

Moisi: Sa?

Sabi: 2000…

Biseda vazhdon në përgjimin e dytë numër 559

Vazhdon biseda në makinë, në bordin e së cilës ndodhet Moisi Habilaj dhe Sabaudin Celaj

Sabaudin: 500?

Moisiu: 700..s’e gjete…10 mijë euro pa 1 mijë euro (nënkupton 9000 euro)

Sabaudin: Po a i kishte sjellë të gjitha?

Moisiu: Kishte sjellë 20

Sabaudin: 10 në të gjitha??

Moisiu: 2 byzylykë

Sabaudin: 2000 euro?

Moisiu: 9000 euro…ishin 18 (do të thotë 18 mijë euro) dhe i bëri përgjysmë

Sabaudin: Ia dhe para cash?

Moisiu: Po

Sabaudin: Nuk është se kanë ndonjë telekamera..apo gjëra të tilla?

Moisiu: Jo… (përgjim i pazbardhur) …ato janë përballë gjykatës

Moisiu thotë që një byzylyk diamanti nga 4000 euro ia ka blerë gruas dhe një nënës. Moisiu tregon faturat e bizhuterive që i ka blerë dhe thotë që nëse i humb apo t’i vjedhin duhet të bësh denoncimin dhe ta rijapin.Sabi e pyet nëse i kanë dhënë 20 mijë euro në total. Moisiu i thotë t’i japë 2000 euro disa personave për festat, dhe 5000 euro për kokë gjatë Vitit të Ri. Sabi thotë t’i japë 500 euro Danit (Maridian Sulaj) sepse thanë që paratë e udhëtimit i kanë por nuk kanë asgjë për Vitin e Ri.  

(m.a/e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb