Detaje të tjera janë zbuluar nga dosja e përgjimeve të autoriteteve italiane që u kanë bërë trafikantëve shqiptarë të drogës, ku përmendet dhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Në këtë pjesë të dosjes me mbi 400 faqe të autoriteteve italiane të zbardhur nga BalkanWeb, është zbardhur biseda kur trafikanti Moisi Habilaj ka humbur një dërgesë kanabisi dhe flet me fjalë të ashpra ndaj policëve, duke thënë se po të kishte një kallashnikov, do t’i kishte vrarë.

ilc

Më 19 nëntor të vitit 2013, Moisi Habilaj u rifut në Itali duke zbarkuar në Bari i nisur nga Durrësi mbrëmjen e 18.11.2013. Teksa arrin në Pulje, dhe takohen me bashkëkombasin e tij Asllan i cili e pyeste se ku mund të gjente makinën e lënë nga vëllai i tij Floriani që më pas të shkonte për në Sicili. Gjatë udhëtimit, Moisi Habilaj, i thotë bashkëshortes së tij Linas që të caktojë një ditë takimi me Meridian Sulajn. Dhe pasi u takuan, ata folën për një ngarkesë droge të humbur e cila ishte sekuestruar nga policia në muajin gusht të po atij viti. Të dy, në brendësi të makinës Fiat Bravo, flisnin për një sekuestro të 1650 kg kanabis si dhe për arrestimin e disa bashkëkombasve të tyre. Kjo bisedë tregon për një tjetër përfshirje të këtyre të dyve në trafikun e drogës. Pasi zbresin në rrugën “Dei Mandaranci” ku kërkonte me një person nga Katania, Habilaj hipën sërish në makinë dhe i thotë Sulajt se nuk e kishte gjetur.

Meridian: Po nëse flisnin këta gjerat do shkonin ndryshe ?

Habilaj: Po sigurisht

Meridian: Po ti rri i qete, kjo eshte nje gje e imja tani

Habilaj: Gjerat do ishin ndryshe

Merdian: Nuk duhet te ndodhte kjo. T’i q.. robt, une doja te shkonte mire kjo, keshtu ti shikon se çdo 10 dite do e kesh ketu ‘makinen’, cdo 10 dite Patrasso­ Catania

Meridian: Do kishim mbaruar, gjysma e punes ishte brenda, gazetat thone se 3­4 pako i mori deti, te zinjte (flet për policet) ishin te gjithe kalamaj

Habilaj: te kisha nje kallash (arme AK47) do i kisha shtrire, bam, bam, bam

Këtu mbyllet biseda, dhe Meridiani zbret nga Fiat-i i Moisi Habilajt dhe hipën në BMW-në e tij.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: