Brenda 48 orësh pritet të marrë fund aventura e Perisiç tek Inter për të nisur një të re tek Mançester United. Kroati nuk do të udhëtojë me skuadrën drejt Kinës, por pritet të marrë kthesën për në Mançester. Sipas mediave britanike, United kërkon ta mbyllë marrëveshjen brenda së martës. Inter kërkon 50-55 milionë euro për kroatin. ESPN ka hedhur një lajm në Twitter ku thuhej se marrëveshja është arritur për 46 milionë euro, postim që më pas është fshirë. Por gjithsesi, marrëveshja është çështje detajesh. Interi ndërkohë si zëvendësuesin ideal të Perisiç ka identifikuar sulmuesin e Lacios, Keita Balde. Senegalezi ka udhëtuar drejt Milanos për t’u takuar me drejtuesit e Interit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb