TIRANË- Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë Kuvendin për 10 ditë pas përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga parlamenti.

Grupi Parlamentar është mbledhur sot për të diskutuar vendimin e Byrosë për përjashtimin e Berishës dhe në përfundim ka vendosur që të bojkotojë Kuvendint.

Kreu i grupit të PD, Edi Paloka tha se maxhoranca po tenton t’i mbyllë gojën dhe derën opozitës.

“S’mund të na e mbyllë gojën kurrë. Edhe sikur të dalim nga ai parlament ne e kemi filluar punën me qytetarët e këtij vendi, parlamentin e vërtetë të këtij vendi. Ata duan të na mbyllin gojën dhe derën”, tha Paloka.

Byroja e Kuvendit ka përjashtuar dje me 10 ditë nga punimet e Parlamentit, deputetin e PD Sali Berisha, pai kërkesës së kreut të grupit të PS Gramoz Ruçi me arsyetimin se Berisha e quajti kryeministrin Edi Rama “kriminel”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: