TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur jashtë ambienteve të Kuvendit pas përjashtimit të Flamur Nokës nga Kuvendi, pasi sipas Rucit ‘pushtoi’ foltoren. Balla tha se ky është një skenar i parapërgatitur nga PD.

“Siç e shikoni ne bashkë me ju po bëhemi dëshmitarë të një skenar të parapërgatitur në çdo seance ku sapo fillon seanca, PD shpik një arsye për të bllokuar Kuvendin. Në seancën e kaluar u shpërdorua Basha, sot u shpërdorua Noka që do jetë një shpërdorim i mandatit të tij.

Shqiptarët na kanë besuar për më shumë punë dhe shtet. Na vjen keq që PD është rikthyer një bllokim që nuk i bën mirë Shqipërisë. Pr.ligji për pakicat ka kaluar përmes një konsensusi të plotë. Kështu e lexon PD votën e 25 qershorit. Fjala për procedure jepet, por kur deputeti që ka radhën në foltore fjala prevalon. Noka i ndërpreu fjalën deputetit Shezai Rrokaj”- tha Balla.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: