Një nga lajmet që bëri bujë dje në mediat botërore ishte mundësia e përjashtimit të Perusë nga Botërori pasi deputetja Paloma Noceda kishte kërkuar që nëpërmjet një projek-ligji i cili në rast se miratohej, e kalonte Federatën peruane të Futbollit në varësi të Ministrisë së Sporteve, gjë kjo e ndaluar nga FIFA.

Ky lajm u pa me shumë interes pasi një nga vendet që mund të përfitonte ishte Italia e cila humbi mundësinë për të shkuar në “Rusi 2018” pas eliminimit në fazën “play-off” kundër Suedisë.

Sot, vetë deputetja, me një status në rrjetinj social ‘tëitter’ ka mohuar kategorikisht një përjashtim të mundshëm të vendit të saj nga Botërori, duke shuar edhe shpresat e italianëve në një farë mënyrë.

“Nuk ka asnjë ligj për të ndaluar Perunë që të marrë pjesë në Kupën e Botës” – shkruan Noceda në profilin e saj në Twitter.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb