Të gjitha ngjarjet kanë si pikënisje presidentin e pezulluar të Federatës Spanjolle të futbollit, Angel Maria Villar, i cili u arrestua gjatë verës për korrupsion. Si rrjedhojë FIFA ka njoftuar Spanjën se në rast të përfshirjes së politikës në futboll për zgjedhjet e reja për president, ata do të përjashtohen nga Botërori “Rusi 2018”.

Angel-Maria-Villar-Llona

Në një intervistë të shkëputur së fundmi Villar deklaron se kërcënimet e FIFA-s për një përjashtim të mundshëm të Spanjës nga Botërori i Rusisë janë serioze, dhe duhen marrë parasysh. Villar shkon edhe më tej duke thënë se Këshilli i Shtetit kërkon të anulojë zgjedhjet në Federatë.

“Këshilli i Shtetit pretendon se Federata nuk po respekton ligjet dhe kërkon të anulojë zgjedhjet, por kjo është e papranueshme dhe e pabazuar në ligj. Nëse FIFA vendos të përjashtojë Spanjën nga botërori, atëherë përgjegjësia bie e gjitha mbi shtetin. Mund të them se situate është mjaft e rëndë”, u shpreh Villar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb