TIRANE- Të paktën 4 aktivistë të Parisë Aleanca Kuq e Zi janë arrestuar nga policia pasi u përleshën fizikisht me kordonin e policisë përpara Kryeministrisë. Në momentin që turma e protestuesve u përplas me policinë u hodhën edhe tymuese, çka bëri që forcat e policisë të ndërhynin dhe të arrestonin 4 prejt tyre.

Katër të arrestuar nga protesta para Kryeministrisë janë Erald Sefa, Besjon Zeka, Besmir Kajaj, Shefki Sefa.

Por edhe pas arrestimit të tyre, aktivistët AK-së nuk e kanë ndalur protestën, por e kanë zhvendosur drejt ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb