Në sqarimin e saj përballë maturantëve që pretendojnë se janë penalizuar nga raundi i parë i shpalljes së fituesve në universitete, ministrja Nikolla u përball me një maturante që i kërkoi llogari se si kishte mundësi që edhe pse me mesatare 9,7 nuk kishte pasur mundësi të fitonte asnjë nga 10 degët e zgjedhura prej saj. Gjatë debatit, maturantja është përlotur, ndërsa ministrja e fton të ndjekë mirë udhëzimet.

Vajza: Një djalë me mesatare 9. 1 ka dalë fitues në 10 degë, unë me mesatare 9,7 nuk kam dalë fituese në asnjë…Si ka mundësi?

Djali: Po unë s’kam konkurruar për mjekësi, kam zgjedhur atë program që më jepnin më shumë mundësi lëndët me zgjedhje. S’ke si zgjedh matematikë tre vjet dhe pastaj të konkurrosh në universitet për Juridik..

Nikolla: Në fakt po krahasoheni në dy mjedise të ndryshme. Aty ku ti ke rezultate të larta je rankuar me ata që kanë kërkuar atë program. Nuk besoj se në atë program ku nuk ke fituar ti ka të tjerë me mesatare më të ulët. Djali ka program tjetër studimi, Nuk ndodh që në programin e tij të jetë pas tij një tjetër me rezultate më të larta. Kjo është e vërteta…Ndiqini mirë udhëzimet.

Vajza: Letërsia e avancuar ishte lëndë me zgjedhje. Por nuk ishte kriter në asnjë fakultet, atëherë në cilin fakultet të shkoj unë, ndonëse kam një mesatare shumë të mire? Dhe kam një formim shumë të mirë, si në shkencore, ashtu edhe në shoqërore. Mua me penalizoi lënda me zgjedhje…

Ministrja ia ndërpreu fjalën maturantes …

Nikolla: Nuk e vë në diskutim që ti je shumë e mirë si në shoqërore, si në shkencore. Zgjedhja juaj dhe ajo që ju keni si rezultat nga shkolla e mesme ju mundësojnë hyrjen në institucionet e arsimit të lartë në raundin e dytë.

Por pas raportimeve të maturantëve, ministrja Nikolla reagoi duke thënë se “Po ndërtoni këtu situata që nuk kanë asnjë lidhje me realen”.

(ma.ar/el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb