GREQI – Kryeministri grek Alexis Tsipras, u shfaq pranë një numri deputetësh e ministrash këtë të premte për të shënuar atë që ai e quajti “fundi i epokës së memorandumit”. Por ndryshe nga herët e tjera, këtë herë ai kishte veshëur një kravatë.

Gjatë fjalës së tij të transmetuar drejtëpërsëdrejti në rrjetin televiziv shtetëror grek, Tsipras foli për një sërë arritjesh të qeverisë së tij që nga janari i vitit 2015 kur mori pushtetin, dhe nga gushti i po atij viti,  kur ra dakor për një shpëtim të tretë pas disa muaj bisedimesh me kreidtorët.

800x-1

Tsipras kishte premtuar se do të vinte një kravatë vetëm kur vendi të lehtësohej nga borxhet. Disa raportime të shtypit thanë se kravata e kuqe, me të cilën Tsipras u pa sot, ishte e dhuruar nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, një javë më parë.

Disa orë më parë ministrat e financës së Eurozonës aprovuan një sërë masash afatmesme që janë vendosur për diskutim prej muajsh.

Duke iu dretuar audiencës dhe ministrave të kabeniteti, Tsipras tha se borxhi i Greqisë tashmë ishte i qëndrueshëm. Ai tha gjishtu se qeveria greke tani do të marrë vendime për vendin, në vend që të përmbushë kërkesat e kreditorëve duke u shprehur se “përmbushëm objektivat fiskale”.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: