VLORE- Gjashtë anëtarë të një familje kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Vlorë. Një prej të plagosurve mësohet se ndodhet në gjendje më të rëndë, dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës.

Sipas policisë së mbërritur në vendngjarje, shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e drejtuesit si pasojë e shpejtësisë së lëvizjes së makinës.

Pasi humbi kontrollin, mjeti tip “VolksWagen” me targa greke IEB5274, ka dalë nga korsia në hyrje të këtij aksi rrugor dhe është përplasur me paletën anësore.

6 personat e plagosur po shkonin me pushime në Jug, ndërsa policia po heton shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Të plagosur janë:
1- F.V., 48 vjeç, (drejtuesi i mjetit).
2- D.V, 46 vjeç, (bashkëshortja).
3- M.V., 23 vjeç, (vajza).
4- J.V., 18 vjeç, (vajza).
5- K.V., 10 vjeç (vajza).
6- P.V., 8 vjeç, (djali), me banim në lagjen “Pavarësia”, Vlorë.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: