TIRANE- Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka mbledhur sot në një takim drejtorët e shkollave të vendit, për të diskutuar pas situatës së krijuar nga përmbytjet.

Në takim, ministrja Nikolla tha se duhet më shumë bashkëpunim dhe solidaritet për të ndihmuar familjet në nevojë. sakaq ajo tha se do të japë rrogën e saj mujore si kontribut për familjet e prekura nga përmbytjet.

“Ndihmë shkollave në vështirësi dhe kolegëve tanë. Të kultivojmë solidaritetin dhe ndihmën. Ky është rasti më i mirë që këto vlera t’i kultivojmë. Duhet të vijojmë me kontribute për zonat që pësuan përmbytjet. Disa gjimnaze kanë mbledhur ndihma në ushqime dhe libra. Ndihmë e koordinuar aty ku ka më shumë nevojë. Janë në dispozicion dy numra llogarie ku ne do mundësojmë ndihmën tonë për shkollat që kanë pësuar dëme. Edhe unë do dedikoj rrogën time mujore për familjet. Ndihma juaj është e vyer. “, u shpreh ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb