TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama, këtë herë për situatën e krijuar në Shkodër nga përmbytjet. Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’ Vasili tha se është e turpshme që Rama nuk ka shkuar në Shkodër të shoh nga afër situatën.

Sipas tij, Rama vite më parë në përmbytjet e 2010-2011 mbante pa u lodhur fjalime pa fund sot ka qepur gojën.

MESAZHI I VASILIT
Kryeministri qe nuk ka shkelur akoma ne Shkodren e permbytur. Turp.

Shkodra po perjeton nje moment shume te veshtire dhe mijra hektare toke jane permbytur dhe mijra familje jane te rrezikuara.
Kryeministri as qe ka shkelur dhe as flet asnje fjale per kete situate kritike.
Ky Kryeminister qe vite me pare ne permbytjet e 2010 -11 mbante pa u lodhur fjalime pa fund sot ka qepur gojen e ka lidhur kembet dhe as flet per Shkodren e as shkon ne Shkoder.
Pret kryeministri qe natyra te qetesohet ujrat te fillojne te bien vete dhe ky pastaj te dale e te recitoje te njejten idiotesi “qe ne menaxhuam krizen si asnje here ne keto 25 vjet”.
Fakti eshte qe Shkodren e ka lene ne meshire te fatit. Personat qesharake te qeverise ku njeri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit nuk janë menaxhuesit e përmbytjes por komedia e zeze e qeverisjes me Shkodren.
Shqiptaret jane pa drejtim.##
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb