TETOVE- Këshilli i komunës së Tetovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot më 4 gusht 2015 vendosi që datat 5 dhe 6 gusht të shpallen ditë zie në nder të viktimave që humbën jetën nga përmbytjet.

Po ashtu komuna e Tetovës vendosi anulimin e festivalit Vera e kulturës tetovare.

Nga përmbytjet e djeshme humbën jetën 5 persona, 3 fëmijë dhe 2 të moshuar si dhe lanë pas dhjetëra shtëpi të shkatërruara.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: