DURRËS- Prej paradites Durrësi është përfshirë nga moti i keq. Problematika e kanalizimeve të bllokuara ka bërë që rrugët të përmbyten të gjitha dhe lëvizja e qytetarëve por jo vetëm është bllokuara.

Sipas raportimit dhe fotove të gazetares Klodiana Haxhiaj për BalkanWeb, më e vështirë situata paraqitet në rrugën “Aleksandër Goga” si dhe në shëtitore “Taulantia” e tek stacioni i trenit, por edhe në akset e tjera kryesore. 

Qytetarët është dashur të përvishen ose të mbathin çizme për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën, megjithëse niveli i ujit është ngjitur edhe mbi trotuar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb