Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me përmbytjet në qytetin e Shkodrës. Edhe pse i pari i qeverisë nuk ka shkuar ende të shohë nga afër situatën e krijuar atje, është mjaftuar të hedhë disa foto në profilin e tij në Facebook dhe thotë se shteti është në këmbë.
Rama
Me anë të këtij albumi fotografik, Rama ka treguar mobilizmin e strukturave shtetërore për të përballuar situatën, por ende nuk ka asnjë koment nëse do shpallet apo jo gjendja e emergjencës atje.
ushtria
29496001_10155672489516523_2584211955770195968_o
“Shkodër – (përtej llafeve e shpifjeve) SHTETI NË KRYE TË DETYRËS”, nënvizon Rama në Facebook.
Capture
Kujtojmë që deri më tani sipërfaqja totale e përmbytur ka arritur mbi 4958 Ha.
29513315_10155672489636523_6296058942220926976_o

29495842_10155672489681523_8228996943582330880_o

29571148_10155672489531523_5219927102064689152_o
SITUATA NE SHKODER
Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura situata e përmbytjeve vazhdon të përkeqësohet dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 4958 Ha. Në detaje paraqitet si më poshtë:
Njësia Administrative Dajç: 1750 ha
Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Rruga Shirq- Darragjat, rruga, Belaj- Pentar, Rruga Bishti i Qarrit dhe Urrela janë te bllokuara. Ne disa shkolla ne ambientet e brendshme te shkollës ka prezence uji.
Kane rene disa shtylla te energjisë elektrike ne rrugën e Dajçit. Kërkojmë nga OSHEE ndërhyrje emergjente duke marre masat përkatëse. Ka mungesa te energjise elektrike pothuajse ne te gjitha fshatrat.
Paraqitet shume e nevojshme vendosja e shenjave orientuese ne rruge per te bere te mundur kalimin. Kane filluar te demtohen edhe disa segmente rrugore.
Janë mbi 300 shtëpi te rrethuara nga uji. Kërkohet furnizim me ujë te pijshëm për banoret.
Bashkia Shkoder ka bere te mundur furnizimin per gjene e gjalle me 18.6 t koncentrat ne fshatin Darragjat dhe ne nje rast ekstem te nje banori ne fshatin Belaj me 0.6 t koncentrat.

Njësia Administrative Ana e Malit: 1300 ha
Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 janë jashtë funksionit. Bashkia Shkoder ka bere furnizimin e banoreve me uje te pijshem. Nevojiten çizme te gjata për banoret. Lagjia Gorice është totalisht e izoluar. Jane 177 shtëpi te rrethuara nga uji, 150 ne Obot dhe 27 ne Gorice.

Bashkia Shkoder ka bere te mundur furnizimin per gjene e gjalle me 6 t koncentrat ne Nj.ad Ana e Malit.

Njësia Administrative Bërdicë:
Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 1280 ha tokë e përmbytur .
Stacioni i pompave te Ujësjellësit ne Trush si pasoje e përmbytjeve është jashtë funksionit. Janë 100 shtëpi te rrethuara nga uji.
Njësia Administrative Velipojë:
Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 410 Ha tokë :
Në fshatin Luarz del uji nën argjinaturë. Ndërsa ne atë te Çasit paraqiten shume probleme ku si pasoje kane detyruar komunitetin te nderhyje ne riparimin e saj.Kërkohet ndërhyrje emergjente dhe e specializuar. Rruga nacionale është e pakalueshme.
Nga te gjitha fshatrat vetem fshati Gomsiqe ka energji elektrike. Ne lagjen Vilu- Baks-Rrjoll si pasoje e eres se forte eshte rrezuar dhe demtuar transformatori duke lene pa energji elektrike banoret.
Paraqitet shume e nevojshme vendosja e shenjave orientuese ne rruge për te bere te mundur kalimin.
Njësia Administrative Rrethina:
Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 17 shtëpi të rrethuara nga uji. Në 3 shtëpi ka hyre uji brenda.

Bashkia Shkoder ka bere furnizimin e banoreve me uje te pijshem

Njësia Administrative Guri i Zi:
Në njësinë administrative Gur i Zi vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Paraqitet shume problematike kjo dukuri pasi mund te rrezikohet argjinatura.

Qyteti Shkodër:
Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 135 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 70 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre. Me shume vështirësi kalohet me makine ushtrie, ndersa ne disa zona kalimi behet i mundur vetëm me varke.
Bashkia Shkoder beri te mundur furnizimin e banoreve me uje te pijshem.

Në lagjen Ajasëm janë rreth 3ha tokë e mbuluar nga uji. Në 13 banesa ka prezencë uji.
Bashkia Shkodër ka bere evakuime te banoreve dhe gjësë se gjalle kur janë paraqitur nevoja. Ne këtë moment janë 76 persona te akomoduar ne konvikt. Gjithashtu Bashkia Shkodër ka bere te mundur edhe lëvizjen e banoreve dhe akomodimin e tyre tek te afërmit e tyre.

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

Nevojat për bazë ushqimore afatgjatë, për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë Imediate dhe paraqiten si më poshtë:
1. Koncentrat 110t
2. Bar i thatë 50 t
Baza ushqimore e ardhur nuk është e duhura (ka ardhur elb).

Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.
Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet përgjegjëse.

Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.
Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen në çdo kohë të nevojave emergjente të banorëve.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb