TIRANE- Aktorja e njohur Tinka Kurti ka dalë nga spitali pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore. Gazetarja Fatmira Nikolli konfirmon për “Gazeta Shqiptare” se Artistja e Popullit e ka kaluar situatën e vështirë pas katër ditësh nën monitorimin e mjekëve.

Ajo qe shtruar me urgjencë të martën me 23 janar, për shkak të një infeksioni pulmonar. Pas katër ditësh e shtruar, ajo ka lënë sot spitalin dhe është kthyer në shtëpi.

Spitali Amerikan pati marrë përsipër kurimin e saj. Kujtojmë se aktorja do të duhej të ishte në skenë për të performuar në operan “Carmen” me regji të Gëzim Myshketës në data 30, 31 janar dhe , 2 dhe 3 shkurt.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2018/01/27/permiresohet-gjendja-shendetesore-tinka-kurti-del-nga-spitali/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb