Profesori dhe akademiku, Përparim Kabo, tifoz i futbollit dhe Partizanit në veçanti, ka folur me nota të ashpra për paraqitjen zhgënjyese të lojtarëve të Partizanit në një koment për “Proçesi Sportiv”. Ai shprehet se kjo humbje turpërurese, pritej që të ndodhte, sepse deri në këtë sezon faji ka kaluar gjithmonë sipër në klubin e kuq, tek trajneri apo drejtuesit, por edhe lojtarët shprehet ai, nuk e dinë se për çfarë fanelle po luajnë. Ja dhe komenti i tij i plotë.

Turpërimi Partizanit 5:0 me Luftëtarin është një ngjarje, një episod, apo një fatkeqësi sportive? Mendoj se është një gjë që pritej të ndodhte….Para disa javësh u justifikuan me Julianon, me Moxhin…me merkaton, me gjithçka…por një gjë shumë të rëndësishme e harruan…Harruan që Partizani që kur është krijuar ka pasur disa vlera unikale, si: dinjitetin sportiv, përgjegjësinë ndaj fanelës dhe vit pas viti respektimin e historisë së suksesit…Po këta që luajnë sot, cilët janë, a kanë lidhje me këtë histori, a kanë gjak partizani, po sedër sportive a kanë??!! Kam frikë se jo! I shikoja sot që ata nuk kanë ekip, pra nuk punojnë në grup, secli në mëndje të tij, disa që përpiqen dhe disa me demek senatorë që bëjnë kompetentin në fushë, dhe tek i shihja thosha bobbbbbooooo, po tek Partizani ynë ju nuk ju mbanin as për të kapur topat….

Ju që ju ka ardhur koha të dilni në pension dhe ende nuk dini të ndaloni topin apo të hidhni një krosim në zonë…Partizani nuk është i juaji. Turpi po…Disa nga ju duhen shporrur që nesër, dhe mos shkelin më në atë portë nderi dhe dinjiteti…Ajo fanelë nuk është bërë për shpatullat tyre, ato këpucë dhe ato geta nuk janë për ato këmbë….Ju nuk u bëtë asnjëherë partizanas….Ju jeni ca rrogëtar të pështirë…Largohuni një orë e më parë…Ai emër di se ku e ka vendin dhe se ku duhet të shkojë…Historia e di rrugën e saja e di ku e ka lavdinë dhe suksesin….Partizani është i yni jo i juaji….Djemtë që do ti dalin për zotë nuk do vonojnë….Ju jeni nga ata që ju marin në telefon dhe ju thonë toleroni toleroni pa rënë në sy….

Po kush guxonte ta bënte këtë te Partizani ynë….Para disa vitesh ju turrën ta zhduknin nuk mundën…Tani janë me planin B ta turpërojnë si një ekip leckë…si thuhej dikur si “arkë kursimesh” dhe disa prej jush po kontribuojnë për këtë gjë.….

Por jo PARTIZANI është i artë…edhe pse sot ju e turpëruat sepse turpëruat Besim Fagun, Xhep Spahiun, Loro Boriçin, Gani Merjen, Lin Shllakun, Refik Resmen, Kolec Krajën, Robert Jasharin, Panajot Panon, Sabah Bizin, Agim Jankun, Safet Berishën, Agim Muratin, Lefter Millon, Suljeman Starovën, Ylli Shehun, Nand Ocellin, Ledjo Panon, Genci Tomorrin, Perlat Mustën, Nepton Bajkon, Jani Kaçin, Luke Shaqirin, etj etj janë me 100-ndra….Ju pra ju rrogëtarët që e patë se si oshëtinte salla atë ditë prilli kur festuam 70 vjetorin e Klubit…Ishin atje të gjithë heronjtë e Partizanit të gjallë dhe ëngjëj…Po ju kush jeni që ishit atje , kush kush… ?!
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb