ELBASAN- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-ish Kombinati Metalurgjik, dhe për pasojë një person kanë mbetur i plagosur. Mësohet se një autoveturë është përplasur kokë më kokë me një autobot karburantesh.

Dyshohet se autovetura ka qenë në parakalim në momentin që është përfshirë në aksident.

Ndërsa automjeti tjetër, megjithëse ka frenuar, nuk ka mundur të evitojë përplasjen e fortë, nga e cila autovetura është shkatërruar pothuajse plotësisht.
aksidenti3
Paraprakisht burime nga vendngjarja raportuan për të paktën dy të plagosur.

Ndërkaq forca të shumta policie ndodhen në vendin ku ndodhi ngjarja, për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe po punojnë për disiplinimin e trafikut i cili u bllokua përkohësisht.
aksidenti5445
Informacion paraprak i policisë Elbasan
Në aksin rrugor Elbasan–Metalurgji, shtetasi F.T., 60 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Man –Kamion”, me targa EL 4817P, është përplasur me mjetin tip “Volswagen”, me targa AA 325 DA, me drejtues shtetasin B.S., 30 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit me targa me targë AA 325DA, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

aksidenti 3
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb