GREQI – Një shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar në Greqi pasi përplasi me makinë forcat e rendit.

Para 3 ditëve, shqiptari kishte qëlluar me armë drejt banesës të ish-dashurës së tij në lagjen “Exarchia” në Athinë.

Që prej 12 shtatorit ai ishte shpallur në kërkim, dhe duke qenë se një dëshmitar i tregoi targën policisë ata e kishin më të lehtë ta gjenin.

Përveç targave të makinës, policia regjistroi edhe ngjyrën e saj, markën si dhe të gjitha dokumentet e nevojshme për të identifikuar dhe arrestuar shqiptarin.

Por gjatë një post-blloku, teksa përpiqej t’i largohej policisë greke, ai përplasi me makinë uniformat blu, duke plagosur njërin prej tyre.

Pasi u kap në automjet shqiptarit iu sekuestrua edhe 1 kg hashash dhe nga hetimet u zbulua se ai ishte pjesë e një grupi trafikantësh droge.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb