TIRANE – Një i ri 24-vjeçar është arrestuar nga policia në kryeqytet pasi shkaktoi një aksident me pasojë vdekjen.

Policia njofton se i riu është me shtetësi arabe dhe përplasi për vdekje një person të gjinisë mashkull, të paidentifikuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në autostradën Tiranë-Durrës.

“Më datë 06.07.2018, u referuan materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të huaj arab A.A., 24 vjeç, pasi rreth orës 21:00, në autostradën Tiranë – Durrës ka aksidentuar me pasojë për jetën një person të gjinisë mashkull të paidentifikuar. Nenet 273 dhe 290/3 të Kodit Penal,” njofton policia.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: