GJIROKASTER- Një i vdekur dhe një i plagosur ishte bilanci i një aksidenti tragjik të ndodhur pasditen e djeshme në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, kur një makinë është përplasur me një zetor.
“BalkanWeb” pubikon sot fotot e të riut që humbi jetën në aksident. Ai është 35-vjeçari Klajdi Ngjelina, që udhëtonte bashkë me të atin Sali Negjelina 64 vjeç dhe nënën H.N 58 vjeçe.
Ndërsa i biri humbi jetën, i ati është ende gjallë dhe po kurohet në spitalin e Gjirokastrës, pas plagëve të mëdha që mori. Ndërsa nëna është jashtë rrezikut për jetën.
Klajdi Ngjelina ishte dhe drejtuesi i zetorit, i cili u pëplas nga makina tip Volkswagen që drejtohej nga E.Gj, 21 vjeç, nga Kavaja.
(m.a/BalkanWeb)