Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Përplasja me armë në Vlorë, policia jep detaje: Si nisi sherri që përfundoi me 1 të vdekur e 3 të plagosur

policia-shqiperi-2

VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë rreth orës 23:20 të së enjtes, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku si pasojë e një përplasje me armë në lokalin “Fiks Fare” pranë ‘Lungomares’, ka mbetur i vrarë 1 person e janë plagosur 3 të tjerë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një sherri për motive banale. Personi i vdekur është Ergys Gjioveshaj nga Vlora i moshës 33 vjeç. Nga të plagosurit raportohet se dy janë meshkuj dhe një femër dhe se një nga të plagosurit ka qenë muzikant në lokal. Janë plagosur Florjan Hila, 28 vjeç, Arta Luka 26 vjeçe dhe Arsonel Llanaj 32 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË:
Informacion paraprak
Rreth orës 23:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në ambientet e një lokali pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar nga ana jonë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër.
Për pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues ne Vlorë.
Si dhe janë plagosur 3 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore:
1. Florjan Hila, 28 vjeç.
2. Arta Luka, 26 vjeçe.
3. Arsonel Llanaj, 32 vjeç.
Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave.
Deri në këto momente janë shoqëruar 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Jane ngritur pika kontrolli, si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorit.

(i.ç/BalkanWeb)


Komente ( 7 )

  • Ata lajne hesapet a gjaqet ca kan, ju merreni me Edi Ramen. Kto jane te gjitha pasojat e 97’es qe kurr nuk do mbarojne. Dhe per ty Populli qe komenton per rinine, bej ndonje pune tjeter se sa te komentosh gjera pa lidhje. Do dukesh me I zgjuar nese nuk komenton

    • per ganiun kam vetem 2 fjale qe ta sqaroj , ne ate ore ne gjith europen rinia fle dhe sidomos dite jave nuk flas per fundjave, rinia fle dhe ne shtepi per tu pregatitur per diten qe vjen per te punuar, kurse tek ne rinia e gjore nuk punon se ska shtet qe ta fusi ne pune po ka kryeminister qe i jep shancin te pijne droge dhe te kultivojne po ashtu droge, more gani mavri nuk e di pse te erdhi keq si duke ti ke ndonje lokal nate dhe ke frik se falementon dhe gjoja del sikur je modern hahaha

  • ne ate qytet te bukur nga natyra por te shpifur nga vet njerzit dhe mentalitetin qe kane per te mos ndryshuar dhe te mbeten komunista te perjetshem edhe resort privat te me falin nuk do te jetoja as edhe nje sekond ne ate qytet, ku profesjoni me i preferuar eshte skafist, hajduteri , transport droge e femra, pa keto zanate atje je i vdekur, ky eshte qyteti i 1001 te zezave kur femrat jane te veshura me te zeza dhe meshkujt ne varre,

  • Ky eshte shteti qe beri ky rrempa”” eda”’shi qe drogoj nje vend te tere pa kriter moshe, se nuk drogohet vetem ai qe pi droge por dhe ato qe punojne ne parcela, , pritni se skeni pare gje akoma, sec cfare katastrofe solli qeverisja e ketij eddrames ne vend per keto 4 vjet, ngrihuni o milet se jemi ne zhdukje nga ky pa;”” i droguar mos prisni dite te mira por vetem tmerr, harroni sec u be por mendoni ta heqim kete kellire nga pushteti, REVOLUCJONI DHE VETEM REVOLUCJON

  • po ne kete ore te nates , ne mes te javes cfare duan ne lokal kjo moshe , kjo dihet se cfare bejne ne kete ore ,ose vriten ose prostituohen, se kjo eshte ora qe cdo njeri mblidhet ne familje e eshte ne krevat per te fjetur qe te jene gati per te nesermen ne pune, po kur ske shtet qe te gjen mundesira te punosh, po te jep shanc te drogohesh dhe te vritesh te merr jeten tjetri sikur te merr nje cigare,ku ne gjith europen ne ate ore rinia eshte ne krevat tek ne rinia eshte e droguar dhe te vret,

  • Deshire nga zemra do kisha qe Vlora te behej si ne 97-n.
    Edi Ramen e keni per zemer dhe mbajeni si te tille.

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .