Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

Përplasja me policinë, gazetari investigativ: Elbasani, nyje strategjike për kalimin e drogës

TAN

TIRANE- Dy ditë pasi makina e policisë së Elbasanit u përplas nga një mjet tjetër, është krijuar një debat i gjerë, lidhur me situatën në këtë qytet. Gazetari Artan Hoxha, në rubrikën “Opinion” në “News24”, thotë se situatën në qytetin e Elbasanit nuk e përballon dot policia lokale.

Ai thotë se duhet një angazhim më i madh, pasi ky qytet është “nyje strategjike për kalimin e drogës”.

“Në Elbasan është krijuar një situatë që nuk e përballon dot policia lokale. Ka patur përplasje të vazhdueshme në Elbasan. Është një nga degëzimet ku lëviz droga afgane. Elbasani është nyje strategjike për drogën që hyn nga Kapshtica. Rupet kriminale kontrollojnë Elbasanin. Për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë me policinë, u përpoq që të mos bëhej zhurmë mediatike. U tentua që ngjarja në Elbasan të manipulohej”, shprehet gazetari Artan Hoxha.

(BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.