Përplasja Neymar-Cavani te Paris SG ka nxitur një sërë figurash të këtij sporti të reagojnë. Pas Mario Balotelli-t është Diego Forlan, ish-sulmuesi i Atletico Madrid dhe Inter, që ka dhënë opinionin e tij lidhur mbi situatën te klubi francez.

I pyetur nga “Radio Sport 890” Forlan dukshëm ka mbajtur anën e patriotit të tij, por në fjalët e cituara diçka ka bërë shumë përshtypje. Mënyra sesi i është drehtuar Dani Alveshit.

“Neymar nuk do t’ia kishte bërë këtë Mesit. Ai nuk donte që Cavani të godiste penalltinë. Ai po bënte si një fëmijë i vogël i bezdisshëm!”

“Është një problem mes Neymar dhe Cavanit, këto gjëra ndodhin në të gjitha ekipet. Ajo që nuk ka kuptim është ç’ka bëri Dani Alvesh, i cili nuk i dha topin Cavanit por ia dha Neymar-it sikur te ishte ku… e tij.”

Kujtojmë që gjatë ndeshjes së fundit të fituar 2-0 kundër Lyon në një goditje dënimi të fituar nga Paris Cavani fillimisht mori topin për t’a goditur, ndërsa më pas Dani Alvesh ia mori nga duart uruguaianit pë t’ia dhënë patriotit të tij Neymar.

Neymar që gjatë verës u ble për 222 milionë euro nga Barcelona mësohet sipas mediave franceze që i kakërkuar klubit të Paris SG për të shitur Edison Cavani-n.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb