TIRANE- Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, situata politike është bërë më e “nxehtë”. Fjalimet e mbajtura në takimet elektorale të tre partive të mëdha në vend, PD, PS dhe LSI, përmbajnë akuza ndaj kundërshtarëve. Secili prej tre krerëve të letyre partive, synon që forca politike që drejton të dalë forcë e parë. Ish-kreu i LSI, Ilir Meta në një takim me qytetarët e Kamzës pasditen e djeshme tha se më 26 qershor të gjithë do telefonojnë Petrit Vasilin për t’i uruar fitoren.

Por deputeti socialist Erjon Braçe ka dashur ta telefonojë këtë mëngjes kreun e ri të LSI, për t’i bërë një pyetje. Siç shkruan në rrjetin social “Facebook”, Braçe thotë se ka ndjekur nga afër këtë mëngjes punën e dy fermerëve që kultivonin luleshtrydhe natyrale.

Por përpos përkushtimin në punën e tyre, Braçe thotë se atanuk kanë marrë asnjë mbështetje nga shteti.

“Si ka mundesi që subvencionet e Ministrisë së Bujqesisë nuk arrijnë kurrë tek punëtorët e bujqësisë?”, është pyetja që deputeti socialist do t’i drejtonte Petrit Vasilit në telefonatën që nuk e realizoi.

POSTIMI I PLOTE

Qe ne mengjes;
TEK PUNETORET E BUJQESISE!

Gezim Meta dhe Diana-gruaja e tij, ne Krutje te Siperme, kane ndertuar nje super ferme Manaferrash!

Shiheni vete!
Toke e mire, uje dhe diell pa fund-vetem kaq per:
MANAFERRA TE PRODHUARA NE KUSHTE
NAAAATYYYYYRAAAAALEEEEEE!

Punojne pa fund, me mund e djerse, i pashe vete qe i perkushtohen cdo bime e cdo kokre manaferre me nje dashuri qe njeriu e ka per femijen e tij.
Dashuria e tyre eshte elementi i katert-toke, uje, diell, dashuri, natyral ne
LORIS BLECK BERRY!

Asgje tjeter;
Asnje ndihme, asnje subvencion!

Po si ka mundesi? Heee si ka mundesi?

Doja ti telefonoja Petrit Vasilit per ta pyetur;
Si ka mundesi qe subvencionet e ministrise se Bujqesise nuk arrijne kurre tek punetoret e bujqesise?

E lashe fare;
U kujtova qe urdhri ishte per pas zgjedhjeve.

Nejse,
Deri atehere ka kohe, por do jete krejt ndryshe!

Subvencionet nga agallaret, do i cojme tek punetoret e bujqesise.

#krutjeesiperme #LorisBlackBerry #manaferraNatyrale #10minutalargngaAutostradaLushnjeFier #ktheutekPushimiShoferit #ushqeushendetshem”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: