Vlorë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur afër mesnatës në Vlorë ku si pasojë e një përplasje me armë në lokalin “Fiks Fare” pranë ‘Lungomares’, ka mbetur i vrarë 1 person e janë plagosur 3 të tjerë.

Burime nga policia e Vlorës raportojnë për “BalkanWeb” se ngjarja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një sherri për motive banale. Personi i vdekur është Ergys Gjioveshaj nga Vlora i moshës 33 vjeç.

Nga të plagosurit raportohet se dy janë meshkuj dhe një femër dhe se një nga të plagosurit ka qenë muzikant në lokal. 

Janë plagosur Florjan Hila, 28 vjeç, Arta Luka 26 vjeçe dhe Arsonel Llanaj 32 vjeç. Mësohet se në momentin e ngjarjes lokali ka qenë i mbipopulluar ç’ka ka shkaktuar panik frikë te njerëzit.policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e sulmit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb