BEOGRAD– Presidenti serb, Tomislav Nikoliç, deklaroi se është i gatshëm që në rast të përshkallëzimit të sitatës do të dërgojë ushtrinë në Kosovë, pasi sipas tij ky është qëndrimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ai ka shkuar edhe më tej duke thënë se po qe nevoja për një luftë Serbi-Kosovë, ai do të merrte pjesë, përkrah djemve të tij ushtarë.

“Serbia do të mbrojë serbët në Kosovë dhe ‘Metohi’. Ky është qëndrimi i Qeverisë dhe Presidentit. Dhe ajo që unë kam thënë se do të dërgojë ushtrinë në Kosovë është qëndrim i Këshillit për Sigurinë Kombëtare”, ka thënë Nikoliç për portalin serb Kurir. Ai tha se ka pasur marrëveshje që Serbia nuk do të përdorë të drejtën e saj në bazë të rezolutës 1244 që të dërgojë 1,000 trupa në Kosovë, nëse njësia ROSU nuk shkon në veri.

“Ne kemi premtuar gojarisht, kurse për ROSU-n kemi nënshkruar marrëveshje. Ata kanë shkelur marrëveshjen, dhe tani ne kemi një kartë aty për bisedimet në Bruksel, ku duhet të kërkojmë garanci se ROSU kurrë më nuk do të shkel në veri, për të respektuar marrëveshjen, sepse atëherë edhe ne i respektojmë premtimet që nuk do të kërkohet nga OKB-ja për të siguruar qasje për forcat e armatosura serbe në Kosovë, për të ruajtur ndërtesat fetare dhe trashëgiminë serbe”, tha Nikoliç shkruan zëri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: