UASHINGTON– Sipas mënyrës së vet, me një mori grimcash që do të ngjyrosin qiellin e Arktikut me aurora spektakolare. Kështu e ka përshëndetur Dielli ardhjen e vitit 2017-të.

Kjo valë grimcash (erë djellore) po udhëton drejt Tokës me shpejtësinë e 600 kilometrave në sekonde dhe sipas Agjencisë Amerikane për Atmosferën dhe Oqeanet (NOAA), mund të godasin planetin tonë për pak javë.

Por nuk duhet të kemi frikë e aq më shuymë të hapim panik, pasi nuk do të ketë asnjë rrezik për sistemet e komunikimit dhe satelitët, por vetëm aurora shkëlqyese në qiejt e poleve.

Këtë erë në drejtim të Tokës e shkaktoi një vrimë që është krijuar në zonën më të jashtme të atmosferës së Diellit, ndryshe një rajon më i ftohtë dhe më i errët ku fushat manjetike përshpejtojnë fluksin e grimcave të prodhura nga ylli jonë.

Ky fenomen është i dukshëm në imazhet e regjistruara nga observatori diellor i NASA-s, sateliti “Solar Dynamics Observatory”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: