Çufoja dhe Bubi Kaçurrel, personazhet e njohura për fëmijët, janë dy “banorët” e rinj që janë vendosur në lulishten përballë Presidencës.

Vepra artistike “Çufoja dhe Bubi Kaçurrel”, të ideuar dhe konceptuar nga artisti Eljan Tanini vjen si një promemorie në 40 vjetorin e botimit të romanit me të njëjtin titull të shkrimtarit të dashur për fëmijë, Gaqo Bushaka, dhe imiton letrat origami të zmadhuara, si një mënyrë për të ngacmuar memorien e të rriturve, por edhe për të nxitur fëmijët të frekuentojnë këndin e lojërave aty pranë.

Instalacioni u përurua nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, ideatori Eljan Tanini dhe krijuesi i dy personazheve, shkrimtari Gaqo Bushaka.
thumbnail_Perurimi i vepres Cufoja dhe Bubi Kacurrel (2)

thumbnail_Perurimi i vepres Cufoja dhe Bubi Kacurrel (3)

thumbnail_Perurimi i vepres Cufoja dhe Bubi Kacurrel (4)
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb