Kjo është një recetë e mrekullueshme detoksifikimi, e cila do të pastrojë trupin tuaj dhe do të zgjidhë problemin me mungesën e energjisë.

Mjafton të kombinoni vajin e ullirit dhe limonin, dhe kjo përzierje do të aktivizojë trupin tuaj dhe do t’ju ndihmojë të ndiheni të freskët dhe të shëndetshëm.

Ekspertët pohojnë se ky ilaç është përdorur për shekuj me radhë për të parandaluar probleme të shumta shëndetësore.

Për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore, vaji i ullirit është jetik për trajtimin e kolesterolit të keq, dhe gjithashtu ndihmon në qarkullimin e gjakut. Kjo përzierje parandalon problemet kardiovaskulare dhe është tepër e dobishme në trajtimin e sëmundjeve të zemrës.

Kjo përzierje është një anti-inflamator i fuqishëm dhe konsumimi i saj të rregullt në stomak bosh trajton dhimbjet dhe të gjitha llojet e problemeve reumatike.

Po kështu, kjo përzierje ndihmon në tretjen e ushqimit, si dhe aktivizon funksionin e mëlçisë dhe tëmthit. Përveç kësaj, ajo ndihmon tretjen dhe largimin e mbetjeve nga trupi. Për shkak të vetive të fuqishme antioksiduese, ajo pastron të gjithë sistemin tretës dhe eliminon toksinat e akumuluara.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: