TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk ka dashur të komentojë momentin e votimit në Kuvend në një situatë aspak të pazakontë, mes tymit e tensionit.

I pyetur në konferencë për mungesën e pesë deputetëve socialistë, pasi Arta Marku mori vetëm 69 vota nga 74, Rama nuk deshi ta komentojë.

“Pavarësisht shisheve, sharjeve këpucëve që fluturuan për të penguar votimin Shqipëria ka sot Prokuroren e Përgjithshme me mandat të Përkohshëm, kjo është e rëndësishme”,- tha ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: