Pesë emigrantë kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas një aksidenti në përpjekje për t’iu shmangur policisë në kufirin e Teksasit, njoftoi media lokale.

”Aksidenti ndodhi në qytetin Big Wells, pranë San Antonios, pasi agjentët e US Border Patrol u përpoqën të ndalonin drejtuesin e një makine SUV”, theksoi stacioni televiziv lokal KSAT.

Në total, 14 persona ndodheshin në automjet duke përfshirë dhe drejtuesin që i mbijetoi aksidentit, raporton atsh.

“Gjatë përndjekjes nga policia, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrolllin, çka ka shkaktuar vdekjen e pesë personave dhe plagosjen e disa të tjerëve”, theksoi departamenti për Sigurinë Publike të Teksasit.

“Drejtuesi u arrestua nga agjentët për Sigurinë e Brendshme”, theksuan autoritetet

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb