Organizata Botërore e Shëndetit këshillon që dieta jonë të përmbajë më pak se 5gr kripë në ditë.
Si mund të kujdesemi për të ulur konsumin e kripës?
1. Lexoni me vëmendje etiketat ushqimore dhe zgjidhni ato që përmbajnë me pak KRIPË- SALT.
Mbani mend: një produkt që shkruan më pak se 0,3gr /100gr këshillohet të përdoret.
2.Në restorante kërkojme që sallatat por edhe gatimet të mos përmbajnë shumë kripë.
3. Kripën mund ta zvëndësoni duke shtuar shumë erza tek gatimet.
4.Zgjidhni bukë që ka më pak kripë dhe mos konsumoni gofreta, kraker etj .
5. STOP mos i shtoni extra kripë gatimit tuaj dhe mos harroni parandalimi është mbrojtja më e mirë! / Shendeti/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: