Rritja e rrjeteve sociale ka bërë që popullsia globale të jetë më e lidhur se ç’ka qenë gjatë tërë historisë.

Megjithatë, përdorimi i rrjeteve sociale mund të ketë efekte të dëmshme në shëndetin tonë mendor, ku njerëzit mesatarisht e kontrollojnë telefonin mbi 30 herë në ditë.
Ndonëse platformat e rrjeteve sociale mund të kenë edhe përfitime, përdorimi i shpeshtë mund të shpie që të bëheni të palumtur dhe të izoluar në periudhë afatgjate.

Më poshtë i keni disa mënyra se si ndikojnë negativisht rrjetet sociale në shëndetin tuaj mendor.

Vetëbesimi
Të gjithë kemi të ‘meta’, disa prej të cilave i themi në publik, e disa preferojmë t’i mbajmë për veten.

Sidoqoftë, krahasimi i vetes me tjerët në rrjete sociale e dëmton tejet mase vetëbesimin e një personi.

Në fakt, një studim i kryer në Danimarkë ka zbuluar se shumë persona vuajnë nga “xhelozia e Facebook-ut” dhe ata që i shmangin rrjetet sociale raportojnë se janë më të kënaqur me jetët e tyre.

Lidhja njerëzore
Si qenie njerëzore, është e rëndësishme për neve të jemi të aftë të komunikojmë me njëri-tjetrin.

Por kjo mund të jetë e vështirë të bëhet kur jemi të ‘ngjitur’ për ekrane, dhe kur më shumë i preferojmë miqtë e internetit sesa personalitetet reale.

Kujtesa
Rrjetet sociale mund të jenë të mahnitshme nëse dëshironi t’i shikoni disa kujtime nga e kaluara. Sidoqoftë, rrjetet sociale gjithashtu ju shkaktojnë probleme të mbani mend gjëra të reja.

Shumica e njerëzve shpenzojnë shumë kohë për ta fotografuar një objekt interesant që nuk e kanë parë më herët, por dështojnë ta shijojnë me sytë e tyre dhe ta mbajnë mend atë.

Përqendrimi
Nëse e keni vërejtur se kohëve të fundit keni probleme të përqendroheni apo fokusoheni në diçka, atëherë fajtorë janë rrjetet sociale.

Rrjetet sociale i shpërqendrojnë njerëzit dhe ndikojnë që përdoruesit të kenë probleme me përqendrim dhe fokusim.

Shëndeti mendor
Jo vetëm se është dëshmuar që rrjetet sociale e shkaktojnë palumturin, por edhe mund të shpijnë në zhvillimin e disa problemeve shëndetësore, duke përfshirë shqetësimin dhe depresionin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb