DURRES- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku 5 nxënës të një shkolle 9-vjeçare janë helmuar nga ushqimi. Ngjarja në fjalë u regjistrua dje në qytetin bregdetar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se nxënësit të moshës 11-vjeçare kishin konsumua në shkollë disa produkte ushqimore si; haribo, byrek, hamburger e sanduiç dhe më pas kanë ndjerë shqetësime me dhimbje e të vjella. Fill pas kësaj ata janë transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 22.01.2018, shtetasit L.R, K.N, L.L, F.Xh dhe F.H, vjeç 11, 11, 11, 11 e 11, banues në Durrës, nxënës në klasën e pestë të një shkolle 9-vjeçare kanë konsumuar në shkollë disa produkte ushqimore si haribo, byrek, hamburger e sanduiç dhe më pas kanë ndjerë shqetësime me dhimbje e të vjella, të cilat pasi kanë marrë mjekim në urgjencën e Spitalit Rajonal, janë larguar pa probleme për shëndetin. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: