Sulmi i armatosur në një qendër tregtare në Munih të Gjermanisë, ka ndodhur fiks në pesëvjetorin e krimit monstruoz që Andres Breivik e kreu në Norvegji, ku la të vdekur 77 persona.

Breiviku fillimisht shpërtheu një auto-bombë në Oslo, ku u mbytën tetë persona, për të shkuar pastaj në ishullin Utoya e për të vrarë 69 të rinj në një kamp veror.

Teksa Norvegjia dje kujtoi viktimat, ndodhi një sulm në Munih, ku ka dyshime që është kryer nga neo-nazistët gjermanë, në shenjë urrejtje ndaj të huajve.

Një nga sulmuesit thuhet të ketë thënë se është gjerman dhe “vafshin në djall të huajt”!
Breiviku thuhet se ishte inspiruar nga serbët, ndërsa në të ashtuquajturin manifest kishte shprehur haptas urrejtjen ndaj shqiptarëve.

CFARE THOTE PER KETE KREU I POLICISE GJERMANE
Presidenti i policisë së Gjermanisë, Hubertus Andra, ka deklaruar para mediave se policia po zhvillon hetime intensive mbi sulmin në Munich.

Ai u pyet nëse sulmi ka të bëjë me sulm terrorist të ISIS-it apo të ndonjë grupi tjetër.

Teksa hodhi poshtë lidhjen e ISIS-it me këtë sulm, ai nuk hodhi poshtë lidhjen e këtij sulmi me faktin se është realizuar në pesëvjetorin e sulmit terorrist në Norvegji me 77 të vrarë nga Anders Breivik.

“Kjo lidhje është e qëndrueshme dhe e fortë. Ne e kemi në dorë këtë dhe po zhvillojmë hetimet”, u shpreh Andra.

Deri tash policia gjermane ka dështuar të konfirmojë motivin e sakt të ngjarjes, megjithatë flitet për hakmarrje.

Sulmi i 18 vjeçarit gjerman me origjinë nga Irani ka pasur për pasojë nëntë të vdekur, e 27 të lënduar, tre prej të cilëve rëndë. Nga nëntë të vrarët, tri janë shqiptarë nga Kosova.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: