DIBER – Dy fëmijë janë plagosur pasditen e sotme në Peshkopi, pasi u përplasën nga një automjet, teksa udhëtonin me biçikletë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se automjeti tip “Renault” me targë AA 035 FP, ka përplasur biçikletën me të cilën udhëtonin fëmijët, në aksin rrugor Peshkopi-Luzni.

Mësohet se dy të miturit B.D, dhe M.D, 12 vjeç janë dërguar në spitalin e Peshkopisë, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb