Në një intervistë për gazetën “Dita” ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu komentoi edhe njëherë shprehjen e tij për kapjen e “peshqve” të mëdhenj. Ai thotë se deri tani shqiptarët kanë parë premtime, por jo rezultate të mëdha.

Lu thotë se Klement Balili ende nuk është kapur, gjyqi i Shullazit po shkon drejt fundit, ndërsa Lulzim Berisha është i lirë. Ambasadori nuk nguron të ofrojë mbështetjen e tij personale dhe të prokurorëve federalë të SHBA që rezultatet të jenë të prekshme.

“Ku janë peshqit e mëdhenj të premtuar? Këtë pyetje i bëj çdo zyrtari të qeverisë që takoj. Shqiptarët kanë parë njëfarë përparimi por jo rezultatet e mëdha që presin. Gjyqi i Emiljano Shullazit është drejt fundit. Në dhjetor, Gjykata e Lartë ra dakord të shqyrtojë lirimin para kohe të Lul Berishës nga burgu. Policia ka rritur në mënyrë dramatike përpjekjet për të kapur Klement Balilin. Por nuk duam premtime, duam rezultate. Njerëz seriozë në qeveri dhe në opozitë kërkojnë rezultate. Kjo përpjekje ka mbështetjen e plotë të prokurorëve federalë të SHBA dhe agjencive ligjzbatuese amerikane. Dhe ka mbështetjen time të plotë”,-u shpreh ambasadori.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb