TIRANE– Ka ndërruar jetë në moshën 45 vjeçare, aktori shqiptar Gjergj Trola. Mësohet se aktori shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti kardiak ditën e sotme, teksa ishte ulur në një bar kafe afër Shallvareve, në Tiranë. Sipas dëshmitarëve, Gjergj Trola ishte ulur në kafe, ku kishte lënë takim me disa miq të tij, të cilët e gjetën me kokën mbi tryezë, ndërsa askush përreth nuk kishte kuptuar se ai kishte pësuar infarkt.

Aktori ka lënë pas djalin e tij të vetëm, në klasën e tretë. Gjergj Trola ka marre pjesë në shumë produksione dhe së fundmi ka luajtur në serialin “Familja”, të regjisorit Ylli Pepo. Një prodhim i RTSH, Trola ishte në rolin e babait, i cili ishte taksist në ministri. Një kontribut shumë të madh Trola ka dhënë edhe në zbulimin e talenteve të reja, nëpërmjet organizmit të festivaleve teatrore.

Trola ishte drejtor i Festivalit Mbarëkombëtar i Shkollave të Mesme dhe Drejtor i Festivalit të Tiranës. Me natyrën e tij optimiste dhe solidare, ai ka qenë gjithmonë pjesë e kauzave të ndryshme të qytetit, veçanërisht në temat mjedisore.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: