Aktorja e njohur Carrie Fisher, e cila luajti Princeshën Lejla në filmat “Star Wars” ka pësuar atak në zemër gjatë udhëtimit me avion. Tashmë ajo  është në kujdes intensiv pas pësimit të sulmit në zemër gjatë një fluturimi. Fisher, 60 vjeç, pësoi atak gjatë pak para se të mbërrinte avioni që ishte nisur nga Londra për në Los Angelos. Vëllai i saj Todd tha se ajo ishte në kujdesin intensiv në Los Angeles.

“Nëse të gjithë do të mund të luten për atë,do të ishte mirë. Mjekët janë duke bërë punën. Ne jemi duke pritur me durim,” tha ai për Entertainment Tonight.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: