Ushqimet bio – çfarë janë?
Që një ushqim të quhet bio duhet të plotësojë një listë të gjatë kriteresh dhe rregullash në mënyrë strikte. Disa nga këto kritere thelbësore
janë: përdorimi i farave natyrale pa ndërhyrje gjenetike, mbjellja në tokë të pastër larg tokave ku përdoren kimikate, ushqimi vetëm me pleh
organik dhe mbrojtja e tyre vetëm me preparate organike. Lista përbëhet nga afër 100 kushte, te cilat kontrollohen nëpërmjet institucioneve
përkatëse nga të cilat edhe certifikohen. Me pak fjalë, që një produkt të jetë “bio”, duhet të jetë i certifikuar i tillë dhe të mbarte vulën e
certifikimit në paketimin e tij. Një ushqim nuk është bio vetëm e vetëm pse dikush e thotë kështu dhe e beson!
Që kur kanë filluar pesticidet të përdoren?
Për herë të parë ato i ka zbuluar gjermani Liebeg ne 1800-n por Amerika nuk e përqafoi teorinë e tij. Vetëm ne 1939, zvicerani Myller ka
zbuluar substancën e njohur me emrin DDT – e cila ishte një insekticid i fuqishëm. Ne fillim u përdor nga ushtria Amerikane për të
kontrolluar malarien dhe tifon, më vonë u përhap edhe në të mbjellat e fermerëve. Mylleri u vlerësua me çmimin Nobel për zbulimin e DDTsë.
Tashmë ky preparat ndalohet rreptësisht pasi është i padegradueshëm, mbetet në tokë dhe në trup dhe nuk shpërbëhet, shkruan shendeti.

Çrregullime të përqendrimit te fëmijët
Defekte të embrionit
Infertilitet
Kancer
Ato akumulohen në indin dhjamor dhe çrregullojnë funksionin tonë hormonal.
Çfarë shkaktojnë pesticidet në natyrë?
Shkatërrojnë biodiversitetin
Vrasin bletët, faktorin kyç në vazhdimin e jetës së shumë bimëve
Insektet krijojnë rezistencë dhe doza duhet rritur
Vetëm 80% e preparatit të përdorur shkon te bima, pjesa tjetër përhapet në ajër dhe ujëra
Si të ulni ekspozimin ndaj pesticideve
Blini produkte vendi, të stinës, mundësisht pasi keni pyetur nëse përdoren apo jo pesticide. Shqipëria është e vogël, është e lehtë të
njiheni me fermerët.
Lani frutat dhe perimet mirë, me ujë të bollshëm të rrjedhshëm, me uthull ose sodë buke.
Eliminoni dhjamin nga mishi dhe hiqni lëkurën nga pula dhe peshku pasi ta keni gatuar.
Hiqini lëkurën e atyre ushqimeve më të kontaminuara, mollëve, dardhëve dhe pjeshkave.
Konsumoni larmi ushqimesh, kështu do të jeni me pak të rrezikuar nga mbidoza e një pesticidi apo një grupi pesticidesh të caktuar.
Mbillni produktet tuaja.

Produktet që përthithin më shumë pesticide:
mollët
selino
rrush
luleshtrydhet
pjeshkat
qershitë
spinaqi
mashurkat
patatet
kungujt
kastravecët
domatet
dardhët
Ushqime që përthithin më pak pesticide
avokado
banane
agrume
kivi
ananas
qepe
misër të ëmbël
lulelakër
brokoli
lakër
patëllxhan
asparag
bizele
mango
Së fundmi
Edhe nëse fruta perimet përmbajnë pesticide, nuk këshillohet evitimi i tyre pasi përfitimet nga konsumi i këtyre bimëve janë më të shumta
se humbjet për shkak të përdorimit të kimikateve artificiale. Por, sa herë të mundeni, konsumoni ushqime organike dhe kini parasysh
këshillat e mësipërme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb