Panamaja mori një humbje tenistike sot në ndeshjen e dytë të grupin në Botëror. Skuadra nga Amerika Qendrore që merr pjesë për herë të parë në një kompeticion të tillë u mund me shifrat 6-1 nga Anglia, por gjithsesi kjo sfidë nuk do të sjellë vetëm kujtime të këqija për ata.

Kjo sepse futbollisti Felipe Baloy shënoi golin e parë për kombin e tij në Botëror. Moment ky që ka bërë të shpërthejë një festë e papërmbajtur në shkallët e stadiumit.

Panamezët në videon e mëposhtme dëgjohen teksa bërtasin e çirren për golin, por jo vetëm kaq. Një çift nuk i kursen as puthjet, ndërsa edhe lotët nuk mungojnë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb