Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka theksuar edhe njëherë sot se zgjidhja e vetme për t’i thënë “Jo” ligjit të mbetjeve, është referendumi.

Gjatë një bisedimi me gazetarët, Vasili tha se Rama pavarësisht se shpenzoi orë të tëra nuk arriti të bindë popullin.

Sipas tij juridikisht PS nuk ka mundesi te beje terheqjen e ligjit. Ai ka kujtuar se deputeti socialist Balla ka thene se terheq projektligjin, por sipas Vasilit, behet fjale per ligj.

“E vetmja zgjidhje mbetet që të flasë populli, të sjellin referendumin popullor dhe të shprehet vetë populli për këtë. Të kemi referendum popullor, se të këqijat e këtij ligji, sidomos në aspektin shëndetësor, janë të mëdha. Vullneti popullor është ai që duhet të zgjedhë pasi ka dëgjuar të gjitha argumentat .

E votuat ligjin por pse nuk ratë dakord me PD-në që atëherë?

Vasili: Votimi ishte në kushtet e një besimi të plotë, nuk e udhëhiqnim ne procesin, por komisioni i PS. Na siguruan se ky proces ishte shteruar. Unë kam pasur rezervat e mia. Unë propozova amendament për të vrojtuar këtë proces.  Ne garantuam bashkë me kryetarin e asaj kohe Ilir Meta që në kushte të tjera këtë nismë nuk do ta mbështesnim.

PD kërkoi referendum, dhe Shalsi tha që do ta firmoste i pari. Lefter Koka nuk e konsideroi  të rëndësishme këtë temë

Vasili:Sot në komision nuk ka pasur diskutime për mbetjet. Komisioni është në pozicion të shëmtuar. Aty ka një detyrim ligjor të shqyrtojë nismën e të mbajë qëndrim. Muhabetet e lira që bëhen aty unë nuk i komentoj. Më shqetëson fakti se si është mbajtur dekreti i Presidentit për kthimin e ligjit një vit pa u reaguar. Duhet treguar seriozitet ligjor.

Kush është përgjegjës për këtë shkelje rregulloreje?

Vasili:Me ardhjen e dekretit të Presidentit, kryetari i Kuvendit duhet t’ja kalojë komisionit përkatës. Fajin e ka kryetari i komisionit që ka mbytur çështjen për qëllime të pastra politike.

 

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: