Në një konferencë për shtyp ditën e sotme, kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili tregoi nismat e reja të ndërmarra nga Lëvizja Socialiste për Integrim.  

Ai gjithashtu theksoi se plaga e madhe e zgjedhjeve në Shqipëri janë zgjedhje që shiten dhe blihen, pikërisht ato që rrënuan procesin zgjedhor të 25 qershorit sipas tij.

“ Zgjedhjet që shiten dhe blihen janë plaga më e madhe në Shqipëri. Shit-blerja rrënoi dhe procesin e fundit zgjedhor të 25 qershorit, ku fjalën e pati blerja e votës, përfshirja e kriminelëve dhe trafikantëve në këtë proces. Së dyti, sistemi zgjedhor shqiptar kanë një tjetër plagë të madhe që është pabarazia e votës, pasi në qarqe të ndryshme, vota peshon ndryshe. Së treti, sistemi zgjedhor shqiptar kanë një plagë tjetër të madhe, atë të bërjes sikur nga të dy forcat politike. Me çfarë është hedhur në tregun politik qëndrimi është pro reformës zgejdhore, mbledhjes sa më parë të komisionit, janë nisma të sinqerta apo të krijuara për fokusin e ditës së radhës, apo për të hequr vëmendjen nga paaftësia për të bërë gjëra për Shqipërinë, një provë a do u kthejë përgjigje plagëve të mësipërme, këtyre çështjeve u duhet dhënë përgjigje sa më parë dhe kjo është një provë sinqeriti. Besoj se koha e tangove PS-PD për rëformën zgjedhore u ka ardhur fundi”, tha Vasili.

Kreu i grupit të LSI foli dhe për tre nismat kryesore të kësaj force politike në Kuvend dhe bëhet fjalë për nismën për koncesionet, statusin e minatorit dhe sjelljen në Kuvend.

“Në vlerësim të efektit rrënues që kanë pasur koncesionet për ekonominë shqiptare, konstatim ky jo vetëm i opozitës shqiptare, por konstatim i bërë gjërazi publik edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare, që i shohin si rreziqet më të mëdha të tronditjes ekonomike të vendit.

LSI gjithashtu do të vazhdojë ndjekjen e nismës së deputetit Përparim Spahiu me statusin e minatorit, që tratjon një shtresë punonjësish në vështirësi ekstreme, qoftë për shëndetin e tyre, qoftë dhe për të ardhmen pas lënies së punës.

Po ashtu do të vazhdojë edhe nisma e firmosur nga deputetët e asaj kohe, lidhur me kodin e sjelljes në Kuvend, që besoj se jep ridimensionim të ri sjelljes së Kuvendit duke e larguar nga brutaliteti, egërsia e shfaqur,” u shpreh Vasili.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb