TIRANË- Një nga figurat e njohura të Partisë Socialiste që në fillimet e krijimit të saj, Petro Koçi, tashmë do të jetë zëvendësministër i Mbrojtjes.

Koçi është emëruar në këtë post në mbledhjen e fundit të qeverisë për vitin 2014. Tashmë Ministria e Mbrojtjes ka dy zëvendësministrja, Dritan Hilën dhe Petro Koçin.

Koçi është një nga zërat më të fortë të së majtës shqiptare. Ai ka drejtuar Delegacionin e Përkohshëm parlamentar të Shqipërisë në Asamblenë e Këshillit të Europës në vitet 2001-2005. Petro Koçi u shkëput nga Partia Socialiste, pas votimit për ndryshimet kushtetuese në 21 prill 2008, të propozuar nga kreu i PD-së, atëherë, Sali Berisha. Që prej këtij viti, ai formoi Partinë Socialiste të Vërtetë 91, PSV91. Në zgjedhjet e fundit ai ju bashkua koalicionit të Partisë Socialiste.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb