NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

380 gr miell gruri Teuta
1 lç maja të thatë
1 lgj sheqer
150 ml qumësht
60 gr gjalpë
1 kokërr vezë, pak kripë
Vaj Gold për skuqje

Dekorimi:
150 gr sheqer pluhur Teuta
3-4 lgj qumësht
Perla sheqeri për dekor
Pergatitja
Në një tigan ngrohim ½ e qumështit dhe shkrijmë gjalpin në të. Në pjesën pjetër të qumështit shkrijmë majanë e thatë me 1 lugë sheqer dhe e lemë të shkumojë për 10 minuta.

Vendosim miellin Teuta në një tas, hapim një gropë në mes dhe shtojmë në të pak kripë, qumështin me gjalpin e shkrirë, vezën dhe majanë e shkrirë. I përziejmë të gjithë përbërësit mirë duke formuar një brumë të butë, e punojmë mire brumin dhe e vendosim në një enë të mbuluar me pecetë për 30 minuta.

Punojmë përsëri brumin dhe hapim një petë të trashë 1 cm. Me ndihmën e një forme ose një gote presim brumin në disqe me diametër 8-9 cm. I mbulojmë përsëri dhe i lemë të pushojnë për 30 minuta të tjera.

Petullat amerikane mund të piqen në furrë me gjalpë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15 minuta ose mund të skuqen në vaj në temperaturën 180 gradë Celsius. Këtë e kuptojmë nëse vendosim një lugë druri në vaj dhe ajo fillon të bëjë flluska. I skuqim petullat nga të dy anët dhe më pas i pudrosim me sheqer pluhur ose me sheqer pluhur të holluar me pak qumësht. Në fund i dekorojmë me çokollata ose sheqerza të vogla me ngjyra.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb